Lakra gjigante në madhësinë e një njeriu

Rozmari Norwood dhe burri i saj, Sean Cadman, kanë kaluar nëntë muajt e fundit duke u kujdesur për një lakër që rritej në fund të kopshtit të tyre.

Fun

17/02/2019 20:47

Dhe, e gjithë puna e tyre e madhe është shpaguar, pasi ata kanë arritur të prodhojnë një lakër gjigande, që për nga madhësia është sa një njeri, transmeton lajmi.net.

Çifti gati në pension ka qenë duke kultivuar perime për vite me radhë, por thanë se kjo është më e madhe që kanë pasur ndonjëherë.

Rozmari, 70 vjeçe, tha se “është e pabesueshme se sa e madhe ishte rritur lakra”.

Rozmari dhe Sean filluan të rritnin lakër në prill të vitit të kaluar dhe më në fund vendosën ta nxjerrin atë muajin e kaluar – por pranuan se nuk ishin në dijeni se sa e madhe ishte deri kur u korr.

“Mendoj se kjo gjithashtu ka të bëjë me motin dhe pjellorinë e tokës. Kemi pasur një pranverë të lagur, reshje të mira dhe mot të nxehtë këtë verë”, deklaroi Rozmari. /Lajmi.net/