LajmiVOX/Qytetarët i thonë “JO” rritjes së pagave të deputetëve (Video)

10:24 | 18 Janar 2017

Përderisa paga minimale në Kosovë është 170 euro, paga e deputetëve të Kuvendit të Kosovës arrin deri në 1 mijë e 500 euro. Kur i shtohen edhe mëditjet që deputetët marrin për seanca plenare dhe mbledhje të komisioneve, shpesh paga e tyre kalon shifrën prej 2 mijë eurosh.

Mirëpo, qytetarët e Kosovës për rubrikën LajmiVOX kanë thënë,  se deputetëve nuk duhet t’u rriten pagat, por një gjë e tillë sipas disave duhet të bëhet në disa sektore të tjera siç është arsimi, mjekësi, apo rritja e socialëve për skamnorët.

“Deputetë tradhtarë siç janë sot që votojnë për demarkacionin, asociacionin e komunave dhe këto lojëra që i bënë qeveria jonë, nuk u takon me qenë deputet e lëre të u rriten rrogat. Sipas tij mjekësisë dhe arsimit duhet të u rriten rrogat”, tha një qytetarë.

Një tjetër tha, “nuk meritojnë më ua rritë rrogat kur njerëzit vdesin nga i ftohti e vet i mbushin xhepat”, ai thotë se deputetët “po donë edhe lëkurën popullit më ua hëngër.”

“Nuk po besoj. Besoj që ka shumë sektore që duhet me u rrit rrogat, universitetit”, tha tjetri qytetarë.

“Jo more çfarë. Rrogat duhet tu rriten punëtorëve, boll i kanë ata”, u shpreh një qytetar.

“Ndokujt që e meriton po, por deputetëve jo”, deklaroi qytetari.

“Nuk duhet me ia rrit atyre, duhet së pari me ndihmu shtresën e ultë. Shtresës së janë në gjende të vështirë sociale do të ishte mire të u rriten”, tha qytetari i fundit. /Lajmi.net/


Qytetaret kunder rritjes se rrogave per deputetet by lajmi-net