LajmiVOX: “Pa u farue djem e çika, jo nuk ndahet Mitrovica” (Video)

12:37 | 9 Dhjetor 2016

Mitrovica e veriut

Në kohën kur po afrohej përfundimi i procesit të revitalizimit të urës mbi lumin Ibër  të Mitrovicës, ka filluar ndërtimi i një muri në pjesën e afërme veriore.

Sipas palës serbe, ky muri është një nga marrëveshjet e arritura në Bruksel ndërmjet të dy palëve.

Në lidhje me këtë Qeveria e Kosovës ka deklaruar se murin që po ngritët do ta trajtojë sipas ligjeve në fuqi.

Për rubrikën LajmiVOX, qytetarët kanë thënë se institucionet duhet të reagojnë dhe mos të lejojnë që kjo të ndodhë.

“Nuk besoj se do të ndodhë kjo. Nuk duhet lejuar”, ka thënë një qytetar.

“Çfarë udhëheqës kemi mirë është njëherë edhe ma zi do të bëhet. Mitrovica është ndarë kaherë”, ka thënë një tjetër.

Sipas një qytetari kjo që po ndodhë është një “katastrofë”.

Ndërsa një tjetër ka shprehur mendimin e tij me vargjet e një kënge./Lajmi.net/