“Lajmëro Policinë” – Versioni i ri i aplikacionit mobil të Policisë së Kosovës

Policia e Kosovës, ka lansuar versionin e ri të aplikacionit mobil “Lajmëro Policinë”. Përmes këtij aplikacioni, qytetarët kanë mundësinë për të raportuar parregullësitë që shohin. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë se siguria është përgjegjësi e përbashkët. “Qytetarë të dashur, siguria fillon me një veprim të vogël por shumë të rëndësishëm. Policia…

Lajme

01/02/2026 21:40

Policia e Kosovës, ka lansuar versionin e ri të aplikacionit mobil “Lajmëro Policinë”.

Përmes këtij aplikacioni, qytetarët kanë mundësinë për të raportuar parregullësitë që shohin.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë se siguria është përgjegjësi e përbashkët.

“Qytetarë të dashur, siguria fillon me një veprim të vogël por shumë të rëndësishëm. Policia e Kosovës, ka lansuar versionin e ri të aplikacionit mobil “Lajmëro Policinë”, më modern, më funksional dhe më i lehtë për përdorim. Me vetëm disa klikime, ju mund të kontribuoni drejtpërdrejtë në rritjen e sigurisë në komunitetin tuaj. Shkarkoni aplikacionin “Lajmëro Policinë” në IOS dhe Android, raportoni parregullësinë, bashkëpunoni me Policinë e Kosovës. siguria është përgjegjësi e përbashkët”, ka thënë Hoxha. /Lajmi.net/