Lajme të reja nga Facebook: shtohen ikonat e reja

16:50 | 24 Shkurt 2016

Facebook ka lëshuar më në fund butonat e rinj që shprehin një sërë emocionesh nëpërmjet ikonave të ndryshme.

Tani do të keni butona për të shprehur pëlqimin, dashurinë, mërzitjen, habinë etj.

Për t’i përdorur ato mjafton të shkoni tek butoni “pëlqej” (mos klikoni aty direkt) dhe do të shfaqen ikonat e reja.

Kjo veçori e re ofrohet si për aplikacionin Facebook në desktop ashtu edhe për atë në telefon.