Lajme të mira për Shaqirin
Shqiptari nga Zhegra e Gjilanit, Xherdan Shaqiri është rikthyer sot në stërvitje me skuadrën e tij, Liverpoolit.

Sport
Shaqiri shpreson se do të mundë të gjejë hapësirë në skuadrën e Jurgen Klopp, pasi është riaftësuar plotësisht nga lëndimi.
Ish-lojtari i Stoke City mbeti jashtë fushës prej muajt shtator, për shkak të dëmtimit të kofshës së këmbës.
Klopp pati sugjeruar se rkuperimi i Shaqirit po zgjaste kaq shumë, për shkak se ai ka shumë muskujt në këmbë.
Sidoqoftë, 28-vjeçari është rikthyer në stërvitje tamam në kohë për ndeshjen e fundjavës që Liverpooli do ta zhvillojë kundër Crystal Palace në Premierligë. /Lajmi.net/