Lajme të këqija për Barcelonën, Torres dhe Pedri mungojnë në “El Clasico”
Barcelona në mesjavë do zhvillojë ndoshta ndeshjen më të vështirë për kohën e fundit, pasi do përballen me rivalin e përbetuar, Real Madrid.

Sport
Dy skuadrat e mëdha spanjolle do garojnë në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës, që zhvillohet në Arabinë Saudite, shkruan lajmi.net.
Edhe pse kishte pak shpresë që Barcelonës t’i riktheheshin disa nga yjet kryesorë, kjo nuk do vlejë për dyshen Ferran Torres dhe Pedri.
Sipas Esport3, dyshja kanë rezultuar sërish pozitiv me COVID-19 në analizat e fundit, kësisoj nuk do udhëtojnë me skuadrën në Arabinë Saudite.
Xavi shpresonte që t’i jepte minuta dyshes me shpresën që t’i ndihmojnë për të mposhtur Real Madridin, skuadër që është duke kaluar në super formë./Lajmi.net