Lajm shumë i keq për Shqipërinë para ndeshjes me Rumaninë (FOTO)

Shqipëria s’ka fituar ndaj Rumanisë qe 68 vjet.

Sport

16/06/2016 13:38

Kombëtarja shqiptare ka statistika mjaft të zbehta me kundërshtarin e së dielës – Rumaninë.

Kuqezinjtë nuk dinë se çka është fitorja ndaj rumunëve qe 68 vjet. Këto statistika i kanë nxjerrë mediat rumune, sipas së cilave, ekipi i tyre do të mundohet ta vazhdojë këtë seri.

Përmes kësaj grafike të mëposhtme mund t’i shihni rezultatet në mes të Shqipërisë dhe Rumanisë dhe golashënuesit e këtyre ndeshjeve, që nga viti 1972, përcjell Zëri.info.

Shpresojmë që të dielën këto statistika të ndryshojnë dhe Kuqezinjtë të fitojnë, për t’u kualifikuar në të tetën e finales së Evropianit.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.