Lajm jo i mirë për Realin, Sanchez Martinez drejton “El Clasicon”

Në vikendin e ardhshëm, Barcelona është mysafir i Real Madridit, sfidë e vlefshme për La Liga.

Sport

21/10/2021 12:27

Dy rivalët e përbetuar kanë fituar ndeshjet paraprake dhe synojnë që të dalin me pikët e plota nga “Camp Nou”, shkruan lajmi.net.

Para pak çasteve, u konfirmua që arbitri Sanchez Martinez do drejtojë “El Clasicon”, derisa Gonzalez Gonzalez do jetë në VAR.

Për Martinez, kjo është hera e pestë që drejton derbin më të madh në botë, ku statistikat nuk i konvenojnë aspak Real Madridit.

Me Martinez si gjyqtar, Real Madrid e ka mposhtur Barcelonën vetëm një herë në vitin 2017 në Superkupën e Spanjës me rezultat 2 – 0.

Ndërsa, në tre takimet tjera, Barcelona ka shënuar fitore: Real Madrid 0 – 3 Barcelona (La Liga, 2017/18), Barcelona 5 – 1 Real Madrid (La Liga, 2018/2019) dhe Real Madrid 0 – 3 Barcelona (Kupa e Mbretit, 2018/19).

Përballja e ‘zjarrtë’ zhvillohet të dielën e ardhshme me fillim nga ora 16:15./Lajmi.net/