Lajm i mirë nga Italia, Rugani nuk ishte prekur nga koronavirusi para derbit Juve – Inter

Testet e Daniele Ruganit për koronavirus kanë qenë negativ para derbit mes Juventus dhe Inter, që u zhvillua të dielën.

Sport

12/03/2020 10:19

Daniele Rugani është lojtari i parë i Serie A që është kontraktuar me COVID-19. Juventus njoftoi menjëherë dhe e izoloi mbrojtësin në Hotelin J. Me të sigurisht edhe pjesën tjetër të ekipit dhe anëtarët e stafit teknik. Interi kishte të njëjtin fat, duke u vënë në karantinë duke pasur parasysh që është skuadra e fundit me të cilën janë përballur Bianconerët.

Ndërkohë – Goal raporton – se mbrojtësi italian kishte dal negativ për koronavirus para Derby d’Italia. Shqetësimi u ngrit vetëm më vonë kur lojtari u shqetësua për disa ethe që shtyen ekipin mjekësore bardhezi për të kryer kontrolle më të hollësishme, përcjell lajmi.net.

Ai stërviti rregullisht të martën pa paraqitur simptoma të tjera dhe është akoma në gjendje të mirë shëndetësore.

Pas lajmit për pozitivitetin, e dashura Michela Persico, me origjinë nga Albino, një qytet afër Bergamos ku situata është shumë delikate, iu nënshtrua gjithashtu një prove.

Tani Rugani do të duhet të kalojë 14 ditë në izolim, një periudhë gjatë së cilës Juventus-Lyon duhej të kishte luajtur (e planifikuar për të martën 17 mars në stadiumin Allianz) e cila padyshim që nuk mund të luhet. /Lajmi.net/