Lajm i keq për Walcottin
Lëndimi i Theo Walcottit është më i keq se që dyshohej pasi Arsenali ka njoftuar se ai do të mungojë në duelin kundër Borussia Dortmundit në Ligën e Kampionëve dhe Chelseas në Capital One-Cup. Mesfushori pritej të ishte rezervist në ballafaqimin kundër Dortmundit të martën, por do të mungojë edhe në tri ndeshjet e ardhshme.…
Sport
Lëndimi i Theo Walcottit është më i keq se që dyshohej pasi Arsenali ka njoftuar se ai do të mungojë në duelin kundër Borussia Dortmundit në Ligën e Kampionëve dhe Chelseas në Capital One-Cup.
Mesfushori pritej të ishte rezervist në ballafaqimin kundër Dortmundit të martën, por do të mungojë edhe në tri ndeshjet e ardhshme.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger nuk pret që mesfushori anglez të jetë i gatshëm për lojë deri muajin e ardhshëm andaj nuk do të jetë në dispozicion kundër Borussia Dortmundit, Crystal Palace dhe Chelseas.
Mungesa e Walcottit është goditje e rëndë për Wengerin i cili shpresonte që reprezentuesi anglez të jetë rezervist për ballafaqimin kundër Dortmundit.
“Ka pësuar një zvarritje. Ai u desh të ndalet, sërish. Nuk mendoj se do ta shohim kundër Dortmundit, Crystal Palace dhe Chelseas. Ai do të mungojë edhe për së paku dy javë”, deklaroi Wenger.