Lajm i keq për Realin

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka shënuar vetëm dy gola në shtatë ballafaqimet e fundit kundër Atletico Madridit, një në La Ligë dhe një tjetër në kuadër të Copa del Rey.

Sport

21/04/2015 10:05

Tani, skuadra ka më së tepërmi nevojë për të.

Cristiano Ronaldo duhet ta inspirojë Real Madridin drejt fitores ndaj Atletico Madridit në mënyrë që të kualifikohen për në gjysmëfinale të Ligës së Kampioëve.

Rezultati 0:0 nga ndeshja e parë e detyron Realin që të triumfojë në Santiago Bernabeu dhe për ta arritur këtë skuadra ka nevojë për gol nga Ronaldo.

Mirëpo, ylli portugez së fundmi ka hasur në një krizë të shënimeve në përballje me Atletico Madridin.

Ai ka shënuar vetëm dy gola në shtatë ballafaqimet e fundit kundër rivalit të qytetit, një në La Ligë dhe një tjetër në kuadër të Copa del Rey.

Por, tifozët e Realit do të shpresojnë që ai t’u shënojë tani, kur është më e rëndësishmja.