Lajm i keq për Francën, lëndohet Saliba

Mbrojtësi i Arsenalit, William Saliba pritet të mungojë për ndeshjet e marsit për ‘Gjelat’. Kombëtarja e Francës e ka marrë një lajm të keq para dy ndeshjeve të këtij muaji kundër Holandës dhe Irlandës, të vlefshme këto për ciklin kualifikues drejt Kampionatit Evropian Euro 2024. Ylli i Arsenalit, William Saliba po vuan nga një lëndim…

Sport

19/03/2023 08:55

Mbrojtësi i Arsenalit, William Saliba pritet të mungojë për ndeshjet e marsit për ‘Gjelat’.

Kombëtarja e Francës e ka marrë një lajm të keq para dy ndeshjeve të këtij muaji kundër Holandës dhe Irlandës, të vlefshme këto për ciklin kualifikues drejt Kampionatit Evropian Euro 2024.

Ylli i Arsenalit, William Saliba po vuan nga një lëndim në shpinë dhe pritet që të largohet nga skuadra e Francës gjatë orëve në vazhdim, raporton gazetari Chris Wheatley.

Saliba u grumbullua për ndeshjet e këtij muaji të kombëtares franceze, dhe tani pritet të rikthehet në Londër që të vazhdojë trajtimin e tij të lëndimit.

Kujtojmë që Franca përballet me Holandën më 24 mars, nga ora 20:45, ndërsa ndaj Irlandës më 27 mars, në orarin e njëjtë./Lajmi.net/