Lajm i keq për Barcelonën, vjen dënimi për 2 ndeshje
Komisioni Disiplinor ka vendosur ta ndëshkojë trajnerin e Barcelonës, Jose Ramon de la Fuente me dy ndeshje mos qëndrim në bankinën e ekipit katalan.

Sport
Trajneri i portierëve te Barcelona, Jose Ramon de la Fuente është dënuar për dy ndeshje.
Ai ishte përjashtuar në ndeshjen e kthimit ndaj Espanyolit në çerekfinalen e Copa del Rey.
Andaj, Komisioni Disiplinor ka vendosur ta ndëshkojë me dy ndeshje mos qëndrim në bankinën e Barcelonës, përcjell “lajmi.net”.
Ai u përjashtua pasi protestoi ndaj një vendimi të Antonio Miguel Mateu Lahoz. /Lajmi.net/