“Lajm i hidhur vdekja jote tezak”, viktima në Klinë është familjar i ish-deputetes

Teuta Haxhiu, ish deputete e kuvendit të Kosovës, ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë në Klinë, si pasojë e të shtënave me armë zjarri mbeti i vdekur Faruk Isufi. Përmes postimit të Haxhiut, është kuptuar që deputetja ka pasur lidhje familjare me viktimën. Këtë ngjarje, ish deputetja e ka cilësuar si ‘’lajm të hidhur’’.…

Lajme

21/03/2026 22:37

Teuta Haxhiu, ish deputete e kuvendit të Kosovës, ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë në Klinë, si pasojë e të shtënave me armë zjarri mbeti i vdekur Faruk Isufi.

Përmes postimit të Haxhiut, është kuptuar që deputetja ka pasur lidhje familjare me viktimën.

Këtë ngjarje, ish deputetja e ka cilësuar si ‘’lajm të hidhur’’.

“Lajm i hidhur vdekja jote tezak. Si me jetu pa ty, vajzat e djalin që u gezuam të gjithë që 5- motrat u bënë me vlla. O zot qoju forcën🙏“, ka shkruar ajo.