Lajm i hidhur për përdoruesit e iPhone: Mbyllet një nga aplikacionet më të rëndësishme

Për pothuajse 20 vjet, aplikacioni iTunes ka qenë qendra e strategjisë së Apple, që përmban muzikën dhe filmat, si dhe sinkronizimin për të menaxhuar iPod dhe iPhonet.

Auto & Tek

04/06/2019 15:42

Apple ka kohë që thuhet se po planifikon të heqë atë dhe ta zëvendësojë me aplikacione të reja, të pavarura, transmeton Gazeta Express.

Sinjali më i fundit i këtij ndryshimi thuhet është heqja e iTunes nga interneti. Kjo vjen vetëm disa orë para se Apple të dalë skenën e Konferencës së saj të Zhvilluesve Botërorë, ku dhe pritet të shpallet mbyllja e iTunes.

Një ndryshim është shfaqur gjithashtu kur përdoruesit shkëmbejnë këngët brenda Apple Music. Më parë, lidhja që do të gjenerohej për t’u dërguar do të fillonte me “itunes.apple.com” – por tani duket se e  kanë zëvendësuar “music.apple.com”.

Në muajt në vazhdim Apple pritet të prezantojë risitë e reja në aplikacionet që do të menaxhojnë mediatekën për përdoruesit saj.