Lajm fantastik, kampionia e botës në skitari do ta përfaqësojë Kosovën
Kampionia e botës në skijim, Sophie Sorschag do të “fluturojë” për Kosovën. Federata e Skitare e Kosovës (FSK) përmes një komunikate zyrtare ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me skitaren e kërcimeve me ski, Sophie Sorchag, përcjell lajmi.net. Sorchag tani e tutje do ta përfaqësojë Kosovën në garat ndërkombëtare. 24 vjeçarja tani është kampione e…
Sport
Kampionia e botës në skijim, Sophie Sorschag do të “fluturojë” për Kosovën.
Federata e Skitare e Kosovës (FSK) përmes një komunikate zyrtare ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me skitaren e kërcimeve me ski, Sophie Sorchag, përcjell lajmi.net.
Sorchag tani e tutje do ta përfaqësojë Kosovën në garat ndërkombëtare.
24 vjeçarja tani është kampione e botës me Austrinë në garat ekipore për vitin 2021, ndërsa vitin e kaluar mori pjesë Lojërat Olimpike Dimërore Pekin 2022.
Marrëveshja mes drejtuesve të FSK-së, kryetarit Milaim Kelmendi e nënkryetarit Bujar Turjaka dhe ekipit të Sorschag, u arrit dje në Ljubljanë të Sllovenisë./Lajmi.net/