Lajçaku “ndjen keqardhje“ që s‘pati takim trepalësh
Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ka folur për takimet bilaterale që i pati sot me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë. Në një postim në platformën X, ai ka theksuar se i vie keq që çështjet urgjente që i diskutoi në takimet bilaterale, nuk pati mundësi t’i diskutojë në takim trilateral. “Më vjen keq…
Lajme
Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ka folur për takimet bilaterale që i pati sot me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë.
Në një postim në platformën X, ai ka theksuar se i vie keq që çështjet urgjente që i diskutoi në takimet bilaterale, nuk pati mundësi t’i diskutojë në takim trilateral.
“Më vjen keq që nuk i trajtuam çështjet më urgjente në një format trepalësh sot”.
“Unë mbetem në dispozicion të palëve dhe do të vazhdojmë në javët në vijim”, ka thënë Lajçak.