Lajçak takon DiCarlo dhe Guterres, diskutohet për dialogun
I dërguari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar në New York me zëvendës Sekretaren e Përgjithshme të OKB-së për Çështjet Politike, Rosemary DiCarlo. Në takim, siç ka bërë të ditur, Lajçaku me anë të një postimi në platformën X, është folur për Ballkanin Perëndimor, zhvillimet rajonale dhe dialogun. Për Ballkanin Perëndimor, ai ka…
Lajme
I dërguari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar në New York me zëvendës Sekretaren e Përgjithshme të OKB-së për Çështjet Politike, Rosemary DiCarlo.
Në takim, siç ka bërë të ditur, Lajçaku me anë të një postimi në platformën X, është folur për Ballkanin Perëndimor, zhvillimet rajonale dhe dialogun.
Për Ballkanin Perëndimor, ai ka folur edhe në një takim tjetër që pati në SHBA me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.
“Një nder i madh të takohem me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres. Më pëlqeu biseda jonë për Ballkanin Perëndimor dhe zgjerimin e BE-së dhe vlerësoj njohuritë dhe vlerësimet e tij”, shkroi emisari evropian.