Lahm dhe Muller gëzojnë Bayernin

Philipp Lahm dhe Thomas Muller kanë vazhduar kontratat me Bayern Munichun. Mbrojtësi është i lidhur me kampionin e Bundesligës deri më 2018, kurse sulmuesi do të qëndrojë në Allianz Arena deri më 2019.

Sport

11/06/2014 11:28

Philipp Lahm dhe Thomas Muller kanë nënshkruar kontrata të reja dyvjeçare me Bayern Munichun, ka njoftuar kampioni i Bundesligës.

Kapiteni Lahm tani është i lidhur me gjigantin bavarez deri në qershor 2018 kurse sulmuesi Muller – e ardhmja e së cilit së fundmi ka qenë në qendër të spekulimeve – do të mbetet në Allianz Arena deri në qershor 2019.

Të dy futbollistët kanë depërtuar nga skuadra e të rinjve në Bayern, dhe drejtori ekzekutiv i klubit, Karl-Heinz Rummenigge shprehu gëzimin e tij me vendimin e yjeve për të mbetur në klub.

“Philipp Lahm dhe Thomas Muller janë dy elemente shumë të rëndësishme në Bayern”, deklaroi Rummenigge për uebfaqen zyrtare të klubit.

“Ata të dy i kanë qëndruar besnik klubit ku e filluan karrierën dhe do të vazhdojnë të luajnë rol të rëndësishëm në të ardhmen. Ne jemi shumë të lumtur që ata kanë vendosur të mbeten ende në Bayern Munich”, u shpreh ai.