Lahm: Bayern – Barcelona, kjo është përparësia jonë

Kapiteni i Bayern Munichut, Philipp Lahm beson se skuadra e tij dhe Barcelona kanë shanse të barabarta në duelin e tyre në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Sport

24/04/2015 15:46

Kapiteni i Bayern Munichut, Philipp Lahm ka thënë se skuadra e tij dhe Barcelona kanë shanse të barabarta në duelin e tyre në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

“Ne kemi 50-50 shanse të kualifikimit”, deklaroi ai pas shortit në Nyon.

“Do të jetë vështirë, por fatmirësisht do të luajmë në shtëpi në ndeshjen e kthimit dhe kjo mund të jetë një avantazh. Të dyja skuadrat luajnë futboll të mirë. Barcelona është në formë të mirë për momentin”, theksoi Lahm.