Lahi Brahimaj: Unë e kisha votu Shqipe Selimin, gruan e bashkëluftëtarit tim, se sa të tjerët – Ia kam një votë borxh Rexhep Selimit

Deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj sot para se të filloj seanca konstituive e Kuvendit është deklaruar para mediave në lidhje me votën e tyre për kryetaren e Kuvendit. Ai ka thënë se vota e tij do të ishte pro vetëm nëse kandidon Shqipe Selimi, bashkëshortja e Rexhep Selimit. “Unë e kisha votu Shqipe Selimin, gruan…

Lajme

21/04/2025 14:40

Deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj sot para se të filloj seanca konstituive e Kuvendit është deklaruar para mediave në lidhje me votën e tyre për kryetaren e Kuvendit.

Ai ka thënë se vota e tij do të ishte pro vetëm nëse kandidon Shqipe Selimi, bashkëshortja e Rexhep Selimit.

“Unë e kisha votu Shqipe Selimin, gruan e bashkëluftëtarit tim, se sa të tjerët. Nuk e di nëse do ta ndryshojnë emrin e kandidatit sigurisht, nuk jam zëdhënës i tyre, por nëse e ndrrojnë edhe na mundemi me ndërru qëndrime mandej. Ia kam një votë borxh Rexhep Selimit, nëse nuk kandidon Shqipe Selimi mbetet ai qëndrim”, ka thënë Brahimaj duke folur në emër të AAK-së. /Lajmi.net/