Labinot Tahiri takohet me Vjosa Osmanin – a po i bashkohet listës së saj?
Këngëtari dhe ish-deputeti Labinot Tahiri ka ndarë me ndjekësit një moment nga një takim që e përshkroi si të veçantë dhe miqësor me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Përmes një postimi në rrjete sociale, Tahiri bëri të ditur se e priti presidenten në takim, duke e falënderuar për vizitën dhe për përkushtimin e vazhdueshëm ndaj…
Lajme
Këngëtari dhe ish-deputeti Labinot Tahiri ka ndarë me ndjekësit një moment nga një takim që e përshkroi si të veçantë dhe miqësor me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Tahiri bëri të ditur se e priti presidenten në takim, duke e falënderuar për vizitën dhe për përkushtimin e vazhdueshëm ndaj qytetarëve, diasporës dhe veçanërisht të rinjve, transmeton lajmi.net.
Ai theksoi se Osmani u shfaq e qetë, në formë të mirë dhe e vendosur për të vazhduar angazhimin e saj për vendin, si në aspektin kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar.
Në përshkrimin e tij, Tahiri vuri në pah edhe potencialin e qytetit, duke përmendur kontributin e profesionistëve në fusha si ekonomia, politika, mjekësia dhe arsimi. Sipas tij, këta faktorë përbëjnë bazën për zhvillimin dhe të ardhmen e vendit.
Një mesazh i veçantë nga presidentja, sipas Tahirit, ishte thirrja drejtuar qytetarëve dhe rinisë që të mos largohen nga Kosova, por të qëndrojnë dhe të kontribuojnë për të ardhmen e saj. Ai e përmbylli postimin me një notë simbolike, duke theksuar se presidentja i kishte lënë “amanet” që, në rast sfidash, qytetarët të mos dorëzohen, por të qëndrojnë të angazhuar.
Në këtë takim, sipas tij, e pranishme ishte edhe Melisa Haradinaj, së bashku me kandidatë nga Ferizaj që janë në garë për deputetë.
Postimi i plotë: