Labinot Tahiri sjell album me 9 këngë të reja

Ai ka vendosur t'i rikthehet përsëri muzikës më seriozisht.

ShowBiz

23/11/2015 10:41

Pas shume tentimeve për tu bërë pjesë e politikës ai i rikthehet dashurisë së vjetër, muzikës.

Labi ka filluar punën për albumin e tij më të ri i cili do të përmbajë 9 këngë, tregon për lajmi.net, menaxhmenti i tij.

7 nga 9 këngët e tij po punohen nga Bini Nebihu – Diez, ndërsa dy nga kompozitorë nga Shqipëria.

Për tekstet e këngëve të reja ai ka zgjedhur tekstshkruesit më të njohur si Avni Qahili, Fatmir Muja dhe  Ilir Berani , transmeton lajmi.net.

Albumi i ri do të sjellë edhe dy videoklipe të cilat do të realizohen nga Imagine Films.

Fansat e këngëtarit do ta kenë mundësinë ta blejnë albumin në fund të muajit dhjetor./lajmi.net