Labinot Rexha emocionohet kur sheh bashkëshorten, ia puth edhe këmbët
Labinot Rexha është takuar në spektaklin e së hënës me bashkëshorten në Big Brother VIP Kosova 4. Kjo vjen pasi sqaroi lajmet se kinse ka një fëmijë me një grua serbe, gjëra këto që u bënë virale jashtë shtëpisë. I njëjti e mohoi një gjë të tillë dhe tha se ka një histori tjetër që…
ShowBiz
Labinot Rexha është takuar në spektaklin e së hënës me bashkëshorten në Big Brother VIP Kosova 4.
Kjo vjen pasi sqaroi lajmet se kinse ka një fëmijë me një grua serbe, gjëra këto që u bënë virale jashtë shtëpisë.
I njëjti e mohoi një gjë të tillë dhe tha se ka një histori tjetër që lidhet me kushëririn e saj.
Teksa kishte një kusht për ta përqafuar bashkëshorten e tij, për të sakrifikuar dy mijë euro nga çmimi i madh.
Labi u emocionua tejet shumë në momentin që e pa partneren saqë edhe ia puthi këmbët.
Vlera aktuale ndërkohë e çmimit të madh tani është 169 mijë euro.
Labinoti bëri edhe shumë deklarata për të, duke shprehur dashurinë e madhe që ka ndaj Lauretës.