Labi lë pushimin në gjysmë, kthehet në Kosovë për ta ndihmuar Valentinën që vuan nga leukemia

Labi ka marrë përsipër rastin e 24-vjeçares që vuan nga leukemia.

ShowBiz

17/11/2020 13:00

Këto ditë, këngëtari Labinot Tahiri mori rrugën për në Gjermani, për të pushuar pranë familjarëve të tij, shkruan lajmi.net.

Por, me të dëgjuar për rastin e një vajze, Valentina Ibrahimit, që është e sëmurë nga leukemia dhe që për shërimin e saj po nevojitet shumë e madhe parash, ai u nis për në Kosovë, për ta ndihmuar atë.

Përmes një postimi, Labi tha se planifikonte të qëndronte dy javë në Evropë, por ky rast e bëri ta lë pushimin në gjysmë.


KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I LABIT, PA NDËRHYRJE:

“MIRËMENGJESI ZEMRAT E SHQIPËS!

Edhe pse pa gjumë,tani me emrin e Zotit po nisem i buzëqeshur pêr Kosovë edhe pse doja të qëndroja 2 javê në Evropë!

Qëllimi pse po kthehem është që t’ia tubojmë paratë Valentines 24 vjeqare, e cila vuan nga Leukemia!

Mos harroni, ne jemi askushi pa njeri tjetrin!
Zoti dhuron mirësi e forcë vetem kur jemi njëzêri për çfardo qoftë!
I falenderoj të gjitha familjet shqiptare në DIASPORË, ku me qindra nga ato më kanë ftuar nëpër shtëpitë e tyre për të më nderuar me darkë apo drekë!!

Paratë për Valentinën do të tubohen!

Zoti ju bekoftë!

Labi KOSOVË E SHQIPËRISË! ✊????”. /Lajmi.net/