Labi komenton takimin e dy qeverive në Tiranë, ka një mesazh për familjen e Nasim Haradinajt

Labi thotë se takimi i dy qeverive shqiptare në Tiranë nuk i bën nder më shumë qytetarëve të shikohet më shumë sesa prania e Haradinajt e trimave të tjerë, që po përballen me Gjykatën Speciale.

ShowBiz

02/10/2020 15:04

Labinot Tahiri e ka komentuar takimin e Qeverisë së Kosovës me atë të Shqipërisë në Tiranë, shkruan lajmi.net.

Ai tha se takimi i dy qeverive nuk i bën nder qytetarëve më shumë se prania e Nasim Haradinajt në Gjykatën Speciale.

Këngëtari shtoi se sloganet në takimin e dy qeverive janë politike, ndërsa kjo ka të bëjë me mbrojtjen e djemve tanë që luftuan për lirinë e këtij vendi.

Labi po ashtu kishte edhe një mesazh për familjen Haradinaj, teksa ndau një pjesë nga seanca e parë  gjyqësore ndaj Nasim Haradinajt, që u mbajt të martën.

KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I LABIT, PA NDËRHYRJE:

“Slogani në Tiranë, nga takimi i dy qeverive, nuk i bën nderë qytetarêve të shikohet më shumë se sa pranija e këtij trimit dhe të trimave të tjerë, i cili po përballët me Gjykatën më të padrejtē që ka pasur ndonjeherë ballafaqim populli ynë!
Ato slogane janë politike, kurse kjo ka të beje me mbrojtjen e djemve tanë që ishin nëpër fronte, të cilët na i mbrojtën familjet tona.

Ndoshta nuk i’a dim rëndësinë sot as Lirisë, sepse nuk ishim nē front sikurse ky në moshē të re!

Prandaj, kur ne të mesohemi me dhimbjet e secilit dhe padrejtesitë që i bëhen edhe sot, atehere e dim se : qështë Atdheu, Kombi e Liria!!!

Zoti ju bekoftë i dashur hero i yni dhe shokët e juaj Z Nasim Haradinaj!

Familje e nderuar Haradinaj; gjithçka që shihni në syt e mi, karakterin dhe emrin tim dhe në ndikimim tim, e keni të drejtën e plotë të më shfrytzoni për çfardo qoftë , ku të paktën mund ta mbrojmë drejtësinë e Babas, axhës, djalit e të Atdhetarit tuaj nga Kosova jonë.
Protesta, Fonde , e Lobime pa asnje hezitim.

Ndiqeni vllezer dhe motra, ku përpak i shpërthen vaji këtij burri se ia di vleren vendit e Lirisë sonë dhe nuk i bëhet vonë për asgje.

Të rrojë përjetësisht, USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVËS

Me dashuri , Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë! ???“. /Lajmi.net/