Labi i dëshpëruar pas “Zarfit të Zi” në BBVK: Po e jap maksimumin – qëllimi im ka qenë të jem më shumë zhurmagji negativ në shtëpi

Pas hapjes së “Zarfit të Zi” në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, Labinoti ka treguar se nuk e ka përjetuar mirë situatën. Ai ka biseduar me “Vëllain e Madh”, duke shprehur dëshpërimin e tij, transmeton lajmi.net. “Jam pak i dëshpëruar, po jap maksimumin këtu. Me këtë strategji kam nisur, nuk kam treguar Labinotin e…

ShowBiz

11/02/2026 23:34

Pas hapjes së “Zarfit të Zi” në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, Labinoti ka treguar se nuk e ka përjetuar mirë situatën.

Ai ka biseduar me “Vëllain e Madh”, duke shprehur dëshpërimin e tij, transmeton lajmi.net.

“Jam pak i dëshpëruar, po jap maksimumin këtu. Me këtë strategji kam nisur, nuk kam treguar Labinotin e vërtetë jashtë. Qëllimi im ka qenë të jem më shumë zhurmagji negativ në shtëpi, dhe kështu e kam planifikuar,” ka thënë ai, duke shpjeguar emocionet dhe mënyrën e tij të lojës.

Labi duket se po përballet me momentet më sfiduese brenda shtëpisë, ndërsa dinamika e lojës vazhdon të ndryshojë vazhdimisht./lajmi.net/