La Repubblica: Lille dhe PSG arrijnë marrëveshje për Renato Sanches

Përkundër që u raportua për një marrëveshje në mes të Milanit dhe Lille për mesfushorin e Renato Sanches, duket se kjo situatë ka ndryshuar.

Sport

21/06/2022 16:05

Duke iu referuar gazetës La Repubblica, tashmë lojtari pritet të përfundojë te parisienët, pasi klubet veçse kanë arritur marrëveshje për një lëvizje në “Parc de Princes”, transmeton lajmi.net.

Sanches pati një sezon fantastik me ish-kampionët e Francës, e për rrjedhojë tërhoqi vëmendjen e shumë skuadrave.

Gjithsesi, përkundër tundimit të përkohshëm nga Milani, duket se portugezi ka ndërruar mendje, duke vendosur që të qëndrojë në Francë.

Mësohet se vlera e transferimit të tij te kampionët e Ligue 1. /Lajmi.net/