Kyrgios tradhtohet nga nervat, përplas karrigen dhe largohet nga fusha

Një nga ‘reketët’ më të mirë në botën e tenisit aktualisht, Nick Kyrgios, është shfaqur sot si asnjëherë më parë.

Sport

16/05/2019 18:01

Në ndeshjen e raundit të dytë  të ‘Rome Open’, kundër Casper Ruud, reketi australian është tradhtuar nga nervat, për të pësuar edhe eliminimin nga ky turne.

Me rezultatin 6:3, 6:7(5) dhe 1:1, në setin e tretë, Kyrgios iu dha një penallti, pas fjalëve të tij drejtuar gjyqtarit.

Kësisoj, teniseri përplasi reketin e tij, goditi me shkelm një shishe uji dhe theu karrigen e tij duke e hedhur drejtë fushës, përcjell lajmi.net.

Kyrgios më pas është dëgjuar duke iu thënë tifozëve “Unë mbarova”, për të paketuar gjërat e tij dhe për tu larguar nga fusha.

Mbetet të shihet nëse Nick Kyrgios do të penalizohet nga ATP, pas incidenteve të shkaktuara në Romë. /Lajmi.net/