Kylie Jenner tregon se sa fëmijë dëshiron t’i ketë

Kylie Jenner zbulon se dëshiron t'i ketë katër fëmijë, ashtu sikurse motra e saj Kim Kardashian.

ShowBiz

22/01/2020 10:32

Kylie Jenner zbuloi të martën që mund të ‘shoh veten me siguri të kem katër fëmijë’ – ashtu si motra e saj e madhe Kim Kardashian, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

22-vjeçarja, ka një vajzë, Stomi, me ish-të dashurin e saj, Travis Scott.

Në rrjete sociale, në një video ku shfaqej bashkë me Kimin, atë e pyetën se sa fëmijë dëshiron t’i ketë.

“E shoh veten me siguri të kem katër fëmijë – thjesht nuk e di kur,” tha Kylie, e cila është fëmija më i vogël i Kris Jenner.

“Unë nuk kam një afat kohor për këtë dhe nuk e di nëse do të kem katër fëmijë nesër ose do të kem katër fëmijë në shtatë vjet”, shtoi ajo.

Kim ka katër fëmijë me bashkëshortin Kanye West, North, Chicago, Saint dhe Psalm. /Lajmi.net/