Ky vend ka thyer rekord në mbjelljen e më shumë se 350 milionë pemëve në 12 orë  

Etiopia ka mbjellur më shumë e 353 milion pemë në 12 orë, këtë të hënë, që zyrtarisht ka thyer rekordin botëror.

Fun

02/08/2019 13:58

Kjo eufori e mbjelljes së pemëve ishte pjesë e një fushate të ripyllëzimit të quajtur “trashegimia e gjelbërt”, e kryesuar nga kryeministri i vendit Abiy Ahmed.

Miliona Etiopas në mbarë vendin ishin ftuar të merrnin pjesë në këtë sfidë dhe brenda gjashtë orëve të para, Ahmmed ka shkruar në rrjetin e tij social “Twitter” që janë mbjellur 150 milionë pemë, raporton “CNN”.

“Jemi në gjysme të qëllimit ton” tha ai, duke i inkorajuar Etiopianët që të vazhdojnë me vrull për orët që kanë mbetur për të përmbushur qëllimin. Dhe pas 12 orëve ai bëri të ditur se “Etiopia jo që e përmbushi qëllimin, por e tejkaloi atë”, transmeton lajmi.net.

Në total janë mbjellur  353,633,660 pemë. Sfida e të hënës ka inkoruajuar qytetarë nga Afrika që të mbjellin 200 milion pemë brenda një dite. Në 2017, India ka pasur rekordin botëror ku rreth 1.5 milion vullnetar kanë mbjellur 66 milion pemë në 12 orë. /Lajmi.net/