Ky studim ka sjell fakte interesante për nënat që kanë 3 fëmijë

Një nënë, po ashtu hulumtuese ka thënë: 3 është numri më stresues i fëmijëve.

Fun

07/12/2019 14:06

Studiuesit, kanë pretenduar se numri 3 i fëmijëve është më problematik, sesa 4 e më shumë.

Nëse mund t’i mbijetoni 3, mund të përballeni me çdo numër

Një observim i vitit 2013 i mbajtur nga ‘Today Parents’ ka treguar se nënat me 3 fëmijë kanë tendencë të kenë shumë më shumë stres në krahasim me ato të cilat kanë më pak. 7 mijë nëna në SHBA kanë marr pjesë në studim. Është zbuluar se nënat me 3 fëmijë përballen me një nivel të lartë të stresit, nga 10 në 8.5 shkallë të stresit.

Një nënë tha se “Kalimi nga një fëmijë në 2 ishte e përballueshme, ndërsa nga 2 në 3, më është dukur sikur gjithçka është kthyer përmbys. Nuk më dukej që mundem ta përballoj, kalja rrugën dhe nuk isha në gjendje të kapja 3 duar. Dhe kjo  më dukej tejet stresuese”.

Shumë njerëz, argumentojnë se 4 fëmijë është numri më stresues. Ndoshta kjo mund të  jetë e vërtet. Në anën Tjetër, psikiatri Dr.Janet Taylor, tha se 3 fëmijë pa asnjë dyshim është numër shqetësues për prindërit.

Disa fakte interesante ishin parë, po ashtu nga ky hulumtim:

46% e nënave thanë se partneri apo burri i tyre i shkaktojnë më shumë stres sesa fëmijët.

72% e nënave stresohen duke menduar se sa të stresuar janë.

Shkaktari më i madh i stresit: 60% e grave thanë se stresohen për shkak kohës së shkurtër dhe që nuk arrijnë të i përfundojnë të gjitha punët.

9 në 10 gra nëna stresohen për trupin dhe atraktivitetin e tyre. /Lajmi.net/