Ky shtet po propozon ligj për të ndaluar kriptovalutat

India planifikon të prezantojë një ligj që do të kufizojë ose ndalojë krejtësisht përdorimin e kriptovalutave të huaja si bitcoin e të tjera.

Auto & Tek

01/02/2021 20:13

“India synon të ndalojë të gjitha kriptovalutat private në vend, por të lejojë disa përjashtime që promovojnë teknologjinë themelore [blockchain] të kriptomovalurave dhe përdorimet e tyre”, thuhet në njoftimin e qeverisë indiane.

Projektligji gjithashtu parasheh të “krijohet një kornizë lehtësuese për krijimin e monedhës digjitale zyrtare” që do të lëshohet nga Banka Qendrore e vendit dhe Banka Rezervë e Indisë.

Në vitin 2018, një panel i qeverisë indiane rekomandoi ndalimin e të gjitha kriptovalutave private dhe propozoi deri në 10 vjet burg për shkelësit e ligjit, por nuk ishte marrë asnjë veprim deri më tash.