Ky pritet të jetë moti për nesër e pasnesër në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur motin që do ta mbajë nesër në vendin tonë.

Lajme

10/12/2019 19:00

Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje bore në viset malore, ndërsa në vise të ulëta reshje shiu dhe bore.

Të enjten mot i vranët dhe i qetë.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5 m/s. /Lajmi.net/