Ky person nuk i ka larë flokët për 40 vite, i quan ‘bekim nga Zoti’

Një burrë në Indi, i cili nuk ka prerë apo larë flokët për 40 vite, tani i ka ato me gjatësi 3-metërshe. Ai i quan ato një 'bekim nga Perëndia'.

Fun

17/07/2019 17:07

Sakal Dev Tuddu, 63 vjeç, nga shteti lindor i Biharit, Indi, mban flokët në maje të kokës si një çallmë, transmeton lajmi.net.

Ai thotë se një natë, rreth 40 vite më parë, flokët e tij u shndërruan spontanisht në stilin ‘dreadlock’, të cilin ai e cilësoi si bekim hyjnor.

Ai gjithashtu thotë se Perëndia e vizitoi atë në ëndërr dhe i tha atij të mos priste flokët kurrë.

Ai është i njohur si një shërues tradicional dhe përgatit trajtime të bëra në shtëpi për çiftet pa fëmijë. /Lajmi.net/