Ky lajm i gëzon tifozët e Manchester Unitedit

Pas rezultateve të dobëta të shoqëruara me shumë barazime, Manchester United ka nisur të këndellet.

Sport

19/12/2016 16:38

‘Djajtë e Kuq’ kanë shënuar tre fitore në tre ndeshjet e fundit, duke mposhtur Tottenhamin në ‘Old Trafford’ dhe Crystal Palacen dhe WBA-në në udhëtim.

Këto fitore kanë afruar skuadrën e Jose Mourinhos në vetëm katër pikë afër pozitës së katër, pozitë që dërgon në Ligën e Kampionëve.

DailyMail në një shkrim të bërë sot, ka dhënë pesë arsye se pse Manchester United në fund të sezonit do të jenë në njërën nga katër pozitat e para të Premierligës, përcjell lajmi.net.

Fitoret kanë nisur të vijnë në kohën e duhur, kalendari i përshtatshëm në ndeshjet në vazhdim, gjetja e ekipit fitues nga Mourinho, jeta e Premierligës që po i pëlqen Ibrahimovicit, Pogba po tregon se çfarë di të bëjë dhe paraqitjet solide në mbrojtje të Jones dhe Rojos, janë arsyet se pse Manchester United mund të zë njërën nga katër pozitat e para në Premierligës sipas DailyMail.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.