Të Infektuar: 57.317

Të Shëruar: 50.487

Të Vdekur: 1.447

Ky fryt është i mbushur me grenza të vdekura brenda, dhe ju e keni ngrënë!

9:54 | 14 Janar 2021

Nëse jeni vegjetarian, nuk do iu sugjeronim të hani këtë fryt…

Ky fryt është fiku! Ky fryt që ka qenë i shenjtë në kohët e lashta, që nga historitë e kopshtit të Edenit, e deri të Buddha, shkruan lajmi.net.

Edhe pse për ne tani nuk është edhe aq i shenjtë, por shumë i shëndetshëm! Ata përdoren shpesh nga personat që hanë shëndetshëm për të zëvendësuar sheqerin pasi që janë shumë të ëmbël.

Por nëse flasim botanikisht, fiku është më shumë një lule e kthyer për brenda sesa një fryt. Këto lule lulëzojnë nga brenda në “frytin” e papjekur.

Pasi që lulja është brenda, metodat normale të polenizimit si bletët apo era nuk funksionojnë.

Fiku polenizohet dhe pastaj një grenzë femër fytet në fryt, mirëpo gjatë hyrjes, krahët dhe antenat i këputen sepse vrima është shumë e vogël, dhe ajo aty brenda lëshon larvat e veta dhe fiku do ta tretë trupin e saj në proteina, duke e përdorur si ushqim për veten.

Pasi larvat hapin, ato do të kafshojnë deri sa të bëjnë një dalje dhe të vazhdojnë këtë procesin e njëjtë. Lajmi i mirë është që grenza i lëshon larvat në fryt mashkull, dhe ne hamë frytet femër., shkruan lajmi.net. Mirëpo problemi fillon këtu.

Grenzat femra zakonisht zgjedhin frytin mashkull të fikut për të lëshuar larvat, por shpesh ato e ngatërrojnë dhe hynë në një fryt femër, ku si pasojë e hapësirës së vogël, ato nuk mund të lëshojnë larvat dhe pa krahët e tyre, ato nuk mund të dalin nga fiku.

Kjo do të thotë se ajo mbetet brenda, dhe zbërthehet në proteina nga fiku dhe ju do të hani një fik i cili me shumë gjasë ka një grenzë të vdekur brenda që është shpërbërë dhe ju nuk do ta dini kurrë! /Lajmi.net/