“Ky është viti më i mirë që Savic të bashkohet me Juventusin”

Agjenti italian, Vincenzo Morabito, thotë se Juventusi ka refuzuar dy oferta nga Manchester City për Adrien Rabiot.

Sport

06/03/2021 11:47

Në një intervistë për Tuttsport përpara ndeshjes ndaj Lazios, Morabito tregoi për ofertat që klubi ka pranuar, transmeton lajmi.net.

I pyetur në qoftë se Rabiot do të largohet nga klubi, ai u përgjigj kështu: “Manchester City e kërkoi atë, por jo, ai nuk do të largohet nga Juventusi”.

Për fund, agjenti e ‘ftoi’ lojtarin e Lazios, Milinkovic-Savid që të bashkohet me Zonjën e Vjetër.

“Unë nuk jam agjenti i tij, por besoj se ky është viti më i mirë që Savic të bashkojet me Juventusin”, u shpreh ai./Lajmi.net/