Ky është vendi më i sigurt në botë për të banuar

Islanda është vendi më i sigurt në botë, ndërsa Filipinet janë më të rrezikshmet, sipas një studimi të ri.

Fun

30/01/2019 23:28

Revista “Global Finance” konsideron luftën dhe paqen, normat e krimit dhe rrezikun e fatkeqësive natyrore në përpunimin e Rezultatit të Indeksit të Sigurisë për secilin komb, transmeton lajmi.net.

Islanda u radhit në krye për shkak të shkallës së vogël të krimit, me më pak se 400,000 banorë – dhe megjithëse ishulli përmban vullkane aktive – ekziston një rrezik i ulët për jetën.

ShBA ishte një nga përjashtimet e rregullave për vendet e zhvilluara ekonomikisht – duke e zënë vendin e 65-të – në pjesën më të madhe për shkak të shkallës së vrasjes së saj. /Lajmi.net/