Ky është sugjerimi nga studimi britanik për ekranet që janë të dëmshëm për fëmijët

Thonë se përdorimi i tepërt i ekranëve nga fëmijët është i dëmshëm, por pak prova ka për ta vërtetuar këtë.

Lifestyle

04/01/2019 14:59

Pediatrët thonë se prindërit duhet të shqetësohen më pak, për sa kohë që ata kanë një farë kontrolli mbi kohën që fëmijët kalojnë në ekran.

Një udhëzim në Britaninë e Madhe eviton përcaktimin e limiteve kohore, ndërkohë që rekomandon mospërdorimin e tyre të paktën një orë para gjumit.

Ekspertët thonë se është e rëndësishme që përdorimi i ekranëve të mos cënojë gjumin, ushtrimet stërvitore dhe kohën me familjen, transmeton top channel.

Debati në lidhje me kohën që të rinjtë kalojnë para ekraneve është i nxehtë. Sidoqoftë, ky studim i fundit i sheshon pak shqetësimet.

Një tjetër studim, ndërkohë, ka dalë në përfundimin se vajzat janë dy herë më të predispozuara të shfaqin simptoma depresive të lidhura me përdorimin e medies sociale në moshën 14 vjeç, krahasuar me djemtë.