Ky është shteti mysliman që ndalon Shën Valentinin

Irani ka ndaluar festimet e Ditës së Shën Valentinit duke i konsideruar ato si një pushtim kulturor dhe duke paralajmëruar se dyqanet që do të shesin sende që lidhen me festën e të dashuruarve ka të ngjarë të mbyllen nga një deri në gjashtë muaj.

Bota

14/02/2020 13:22

Sipas prokurorisë së qytetit Kom, ata që shesin ose reklamojnë simbolet antikulturore të Ditës së Shën Valentinit, të cilat janë kundër kulturës islamike-iraniane do të kenë pasoja të rënda.

Edhe pse festimet për Ditën e Shën Valentinit konsiderohen si një krim nga autoritetet iraniane, përvjetori është bërë megjithatë popullor në mesin e iranianëve në dy dekadat e fundit, transmeton Ansa.

Është zakon që për këtë ditë të blihen balona dhe dhurata në formë zemre, lodra si dhe çokollata për të dashurit.