Ky është rrjeti social që nuk po gjendet më në “App Store”

Aplikacioni i iOS i rrjetit social "Tumblr" mungon nga App Store i Apple.

Fun

18/11/2018 17:01

Tumblr tha se po “punon për të zgjidhur problemin me aplikacionin iOS”, por nuk është e qartë nëse aplikacioni mungon nga dyqani për shkak se u hoq nga Apple apo nga vetë Tumblr, transmeton lajmi.net.

Më parë këtë javë, përdoruesit raportuan se kishin pasur probleme me kërkimin e aplikacionit në marketin e aplikacioneve të iOS, ndërsa Modaliteti i Sigurisë ishte i fikur.

Sipas PiunikaWeb, përdoruesit që fshinë aplikacionin në një përpjekje për ta instaluar atë, zbuluan se tani mungonte në App Store. Që nga pasdita e djeshme, Tumblr vuri në dukje se ishte “ende duke punuar me këtë problem me aplikacionin iOS”.

Nuk është ende e qartë se pse aplikacioni nuk është i disponueshëm, ani pse ka pasur spekulime se mund të ketë qenë për shkak të një lloji të caktuar të përmbajtjes së papërshtatshme. /Lajmi.net/