Ky është personi që la të vdekur deputeten britanike (Foto)

Një person është arrestuar për rastin e vrasjes së deputetes britanike nga Partia Laburiste.

Bota

18/06/2016 11:00

Deputetja Jo Cox u sulmua nga një person të enjten në mesditë në Birstall, afër Leeds, shkruan TheMirror, transmetno lajmi.net.

Nëna e dy fëmijëve mori therje me thikë dhe u gjuajtë më armë zjarri, duke ndërruar jetë më vonë gjatë ditës.

Tommy Mair nga Birstall u arrestua për këtë rast dhe i njëjti gjatë ditës së sotme do të paraqitet në gjykatë.

Thomas Mair

52-vjeçari do të përballet me akuza për lëndime të rënda trupore, posedim të një arme zjarri me qëllim për të kryer një vepër penale të dënueshme dhe posedimin e një armë ofensive.

Policia tha se nga ky rast, një person i moshës 77-vjeçare ka mbetur i lënduar pasi tentoi ta ndihmojë deputeten./lajmi.net