Ky është ndryshimi që do sjellë WhatsApp për Android

WhatsApp thuhet se po teston "emoji" të ri në seksionin e përzgjedhjes së statusit në aplikacionin e popullarizuar.

Auto & Tek

23/04/2019 13:51

Tipari është aktualisht në zhvillim e sipër dhe nuk është i disponueshëm për përdoruesit Android beta ende, transmeton lajmi.net.

Emojit e ri i WhatsApp-it do të jenë të disponueshme vetëm për status. Nuk dihet asgjë kur funksioni do të nisë për testuesit beta, megjithëse pritet të lansohet shpejt, pasi është një përditësim i vogël.

Një tjetër veçori që duket se është duke punuar në WhatsApp është UI i ri i Doodle-it, i cili është i disponueshëm në Android versionin beta 2.19.106. UI i ri do të sjellë një ndërfaqe të re për shkëmbimin e videove dhe fotografive.

Ajo do të lejojë përdoruesit të vënë “stickers” mbi imazhe, video dhe GIFs që dërgojnë në bisedë, raportoi WABetainfo. /Lajmi.net/