Ky është ndryshimi i ri në butonin ‘Like’ të Facebook (Foto)

Facebook është duke u përgatitur për ta testuar një veçori të re të quajtur ‘reagimet’, veçori kjo e cila do t’i lejojë përdoruesit që të reagojnë ndaj një postimi më shumë se sa me një ‘Like’.

Auto & Tek

08/10/2015 13:21

Sipas Engadget, veçoria e re do të shtojë disa emotikona në butonin Like të Facebook. Faqja njoftoi sot se kjo veçori do të jetë në dispozicion së pari për përdoruesit në Spanjë dhe Irlandë.

Ky ndryshim vjen disa javë pasi që CEO i Facebook Mark Zuckerberg njoftoi se kompania është duke punuar për të bërë disa ndryshime në butonin Like.

Ndryshimi nuk përfshin shfaqjen e butonin ‘Dislike’ siç ishte përfolur më parë. Emotikonat nën butonin Like përfshijnë një zemër, një fytyrë të buzëqeshur, një fytyrë të shokuar dhe një fytyrë duke qeshur. (lajmi.net)