Ky është mesazhi i madh nga Leo Messi pas vdekjes së Kobe Bryant

Lajmi për vdekjën e basketbollistit, Kobe Bryant ka tronditur botën dhe jo vetëm.

Sport

27/01/2020 10:54

Kobe Bryant dhe vajza e tij 13-vjeçare, Gianna, bashkë me shtatë persona të tjerë, humbën jetën të dielën nga rrëzimi i helikopterit me të cilin po udhëtonin.

Bryant i cili kishte kaluar 20 vjet me skuadrën e tij La Lakers, ishte një ndër ikonat e basketbollit botëror, transmeton lajmi.net.

Edhe futbollsti më i mirë në botë, Lionel Messi pas vdekjes ka reaguar në rrjetin social “Instagram”, ku i ka shprehur ngushëllime familjes së ish-basketbollistit.

“Nuk kam fjalë, të gjitha mendimet e mija për familjen dhe shoqërinë e Kobe. Ishte kënaqësi të njoh dhe të kalojmë momente të mira së bashku. Është larguar një gjeni si pak kush”, shkroi Messi. /Lajmi.net/ 

https://www.instagram.com/p/B7zMrzTC6nU/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=loading