Ky është Lamborghini i ndërtuar në Kosovë (VIDEO)

Driton Selmani nga Gjilani, ka krijuar automobilin e tij të ëndrrave, i inspiruar nga marka e njohur e veturave "Lamborghini".

Auto & Tek

10/10/2016 13:09

“Klan Kosova” në kronikën e emisionit të mëngjesit “Ora Shtatë” sjell detajet se si Selmani ka punuar në këtë veturë përgjatë dimrit të kaluar dhe në fund kjo është arritja e tij. Deri më tani, sipas tij, janë shpenzuar afro 30 mijë euro.

Ai është inspiruar nga “Lamborghini Reventon”, duke iu afruar shumë origjinalit, derisa premton se do të bëjë përparime të mëtutjeshme. Motori dhe pjesa e jashtme ishte e llojit “Mitsubishi 3.0”.