Ky është komenti i Presidentit Obama në foton e djaloshit nga Irani |FOTO|

Fotografi pas 'Humans of New York' (Njerëzit e Nju Jorkut) Brandon Stantion, momentalisht është në Iran dhe së fundmi ai ka publikuar një fotografi me një storje të bashkangjitur, si të gjitha tjerat më parë. /lajmi.net

Fun

04/09/2015 08:54

Përmes fotografive të tij, Stanton mundohet që miliona njerëzve anembanë botës t’u ofrojë një storje për jetërat e njerzve të rëndomtë të cilët janë personazhe të fotografive të tij.Përderisa ditëve të fundit ai është duke udhëtuar nëpër Iran, Stanton është duke publikuar në llogaritë e tij zyrtare, imazhe dhe storje të njerzve nga Irani. Ai është duke e bërë këtë me qëllimin që t’u ofrojë amerikanëve një perspektivë të njerzve të cilët kanë qenë të demonizuar në SHBA. Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë qenë armiq për dekada të tëra, dhe në muajt e fundit kjo ka qenë një temë e ‘nxehtë’ veçanërisht me debatin për marrëveshjen nukleare mes Iranit dhe SHBA’ve.

Kjo marrëveshje e cila është orkestruar nga administrata e Obamas, shumë qartë dhe në mënyrë dhe të prerë ka shfaqur dëshirën e Presidentit Obama për t’i pajtuar dy shtetet – apo së paku për t’i zbutur tensionet.

Se sa kjo marrëveshje është e rëndësishme, e vërteton edhe një koment i Presidentit Obama në një nga fotografitë e fundit që ‘Humans of New York’ ka publikuar të një babai me të birin e tij nga qyteti Tabriz në Iran. /lajmi.net

Mbishkrimi i bashkangjitur në fotografi:
“Sot është ditëlindja e tij e 10’të. Ai është një djalë shumë emocional. Atij i pëlqen t’i zgjidhë problemet e të tjerëve. Një herë kur ai ishte 5 vjeç, erdhi me mua në shitore dhe blemë dy kilogram kajsi. I’a dhash atij që ta bartte qesen rrugës për në shtëpi. Ai ecte pak pas meje gjatë gjithë rrugës. Pas pak kohësh i kërkova të ma jepte një kajsi; “Nuk mundem” tha ai, “i kam shpërndarë të gjitha.” Atëherë e kuptova që isha duke e rritur një fëmijë me shpirt humanitar.
(Tabriz, Iran)

Kurse Presidenti Obama la një koment nga llogaria zyrtare e Shtëpisë së
Bardhë, si dhe i nënshkruar me ‘BO’ që nënkupton se komenti është shkruar personalisht nga Presidenti Obama:

“Një storje shumë inspiruese. Një nga gjërat më përmbushëse që mund të ju ndodhë juve si prind është t’i shihni që puna juaj për të rritur fëmijën tuaj me vlera njerëzore, ka pasur sukses dhe ato janë shëndrruar në veprime – dhe kjo vërtet më emocionoi mua. Shpresoj që ky djalosh kurrë nuk do t’a humbas dëshirën për t’i ndihmuar të tjerët. Dhe unë do të vazhdoj të gjithçka që mundem për t’a bërë këtë botë një vend ku ai dhe të rinjtë e tjerë mund t’a jetësojnë gjithë potencialin e tyre. (Dhe nëse e takoj ndonjëherë, shpresoj ai do t’ma ruaj një kajsi!) – bo