Ky është inspektori i IPK-së që u plagos sonte në Prishtinë

Një person është plagosur para pak çastesh në Rrugën “B” në Prishtinë. Lajmi.net mëson se i plagosuri është inspektori i IPK-së, Arsim Beqiri. Lidhur me rastin, detaje për Lajmi.net ka dhënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila konfirmoi se menjëherë pas marrjes së informacionit, njësitet policore kanë dalë…

Lajme

23/03/2026 21:43

Një person është plagosur para pak çastesh në Rrugën “B” në Prishtinë.

Lajmi.net mëson se i plagosuri është inspektori i IPK-së, Arsim Beqiri.

Lidhur me rastin, detaje për Lajmi.net ka dhënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila konfirmoi se menjëherë pas marrjes së informacionit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar se një person (mashkull) ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 21:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘B’ në Prishtinë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se një person është plagosur. Personi i plagosur është dërguar për trajtim mjekësor”, ka deklaruar Ahmeti.

Policia ka bërë të ditur se hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit kanë nisur, ndërsa i dyshuari tashmë është identifikuar dhe është në kërkim.

Derisa dyshohet se plagosja ka ndodhur për shkak të disa kamerave te një lokali në ‘Rrugën B’. /Lajmi.net/